LAJMI I FUNDIT:

Instituti GAP krahason pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vendet e rajonit [Infografikë]

Instituti GAP krahason pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vendet e rajonit [Infografikë]

Instituti për Studime të Avancuara GAP, me anë të një njoftimi, ka treguar se sa janë pagat e gjyqtarëve në vendet e rajonit.

GAP thotë se qasja ndaj pagave të gjyqtarëve duhet jetë gjithëpërfshirëse, përtej aspekteve ekonomike.

Sipas tyre, kjo duhet të bëhet në mënyrë që të merret parasysh ndikimi në efikasitin e gjyqësorit, pavarësinë e tyre dhe luftën ndaj korrupsionit brenda dhe jashtë gjyqësorit.

“A siguron Ligji për pagat në sektorin publik paga të krahasueshme me rajon për gjyqtarë si dhe efikasitet në luftën ndaj korrupsionit? Komisioni i Ministrave të Këshillit të Evropës ka rekomanduar se pagat për gjyqtarë duhet të garantohen me ligj, të jenë proporcionale me përgjegjësitë e tyre dhe të mjaftueshme që t’i mbrojnë ata nga shtytjet për t’i ndikuar vendimet e tyre. Prandaj, qasja ndaj pagave të gjyqtarëve duhet jetë gjithëpërfshirëse, përtej aspekteve ekonomike, në mënyrë që të merret parasysh ndikimi në efikasitetin e gjyqësorit, pavarësinë e tyre dhe luftën ndaj korrupsionit brenda dhe jashtë gjyqësorit.”, thuhet në njoftimin e GAP. /Telegrafi/