Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se pret nga përfaqësuesit e partive politike të japin propozime për ta zgjidhur çështjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Mikullovci ka caktuar një takim konsultativ midis partive politike për të mërkurën. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është një hap drejt zhbllokimit të situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, gjatë një seance kaotike të mbajtur më 3 gusht.
“[Koalicioni ] PAN dhe përfaqësuesi i tyre Enver Hoxhaj kanë kërkuar këtë takim dhe ne do të shohim se pse është kërkuar ky takim. Janë kërkuar 6 ditë për konsultime dhe nesër [të mërkurën] unë pres të me tregojnë se pse i kanë kërkuar këto ditë, kurse të enjten është vazhdimi i mbledhjes”, tha Mikullovci.
Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se takimi i së mërkurës është i parëndësishëm dhe nga ai nuk mund të ketë asgjë konkrete, veç deklaratave të zakonshme politike.
“Është një takim formal, prej të cilit nuk mund të shpresojmë se mund të dalë një zgjidhje. Edhe nga e kaluara e dimë se kur partitë politike kanë stagnuar në këso procese, është dashur ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar. Edhe tani po duket se pa një ndërhyrje të tillë, ne nuk do të mund të arrijmë t’i tejkalojmë inatet personale. Pra, kemi të bëjmë më një klasë politike, e cila është mjaft primitive në mënyrën se si e sheh dhe e bën politikën; interesat personale po mbizotërojnë ndaj atyre shtetërore”, tha Krasniqi.
Mirëpo, Mikullovci nuk pajtohet me mendimin se takimi i se mërkurës është formal apo sipërfaqësor.
“Në asnjë mënyre nuk është sipërfaqësor, në asnjë mënyrë. Pra, është i rëndësishëm dhe mund të ketë situata e propozime të reja dhe unë të nesërmen e qes në Kuvend në rast se ka propozim”, tha Mikullovci, duke shtuar se seanca e së enjtes mund të ndodh që të shtyhet, nëse PAN nuk është në seancë.
Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovë, i njohur si koalicioni PAN, vendimin e kryesuesit për thirrje të seancës për 10 gusht e ka quajtur arbitrar.
Përfaqësues të PAN-it kanë thënë se qëndrimin e tyre mbi seancën konstituive do ta japin pasi ta kenë mbajtur takimin konsultativ të së mërkurës.
Analisti Krasniqi, thotë se partitë politike rregulloren e Kuvendit të Kosovës janë duke e interpretuar në varësi të pozicionit në të cilin gjenden.
“Partitë politike duhet të mësohen t’i respektojnë rregullat që është parimi bazë i demokracisë”, tha Krasniqi.
Kryetari i deritashëm i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, konsiderohet i papranueshëm që të zgjidhet sërish kryetar i Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja.
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është e domosdoshme për vazhdimin e procedurave tjera të konstituimit të Kuvendit dhe për fillimin e fazës për formimin e Qeverisë së re.
Analistët tërheqin vërejtjen se Kosova tashmë është në prag të një krize të re politike, meqë rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit nuk i ka mundësuar asnjërit subjekt politik numër të mjaftueshëm të votave për formimin e institucioneve të reja./REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?