LAJMI I FUNDIT:

Institucionet e RMV-së ende hetojnë punën e Klinikës së Onkologjisë në Shkup

Institucionet e RMV-së ende hetojnë punën e Klinikës së Onkologjisë në Shkup

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti gjatë konferencës së djeshme tha se ai do të bëj çdo gjë në fuqinë e tij që ta zbardh rastin e Klinikës Onkologjisë. Ai gjithashtu shtoi se krimi ka emër dhe mbiemër. Ministri tha se që kur ai udhëheq me shëndetësinë, çdo gjë është e hapur dhe transparente ndërsa për tjerat tha se nuk mund të komentojë.

“Dua ta informoj publikun se terapia që tash jepet në Klinikë është adekuate dhe kërkoj që të mos përhapet gënjeshtra dhe të mos përhapet urrejtje, që rasti të zbardhet sa më shpejt. Dua tju siguroj se fokusi jonë është siguria dhe transparenca në lidhje me pacientët. Nuk mund të përzihemi në procedurat gjykimi paraprake”.


“Para gjashtë muajsh, kur erdha që të bëhem minisër, thash se do të jem transparent dhe përgjegjës. Jemi në komunikim gjatë gjithë kohës dhe një apo dy mjekë nuk kanë vendosur për barnat për pacientët e Onkologjisë. Një herë në javë ka një panel ekspertësh që vendosin se kush do të marrë terapi. Nuk mund të jetë më transparente se kjo, dhe nuk e di dhe nuk mund të them se si ka qenë situata para meje”, tha ai.

Ministri u bëri thirrje të gjithë personave të interesuar, si dhe pacientëve që kanë dyshime apo njohuri lidhur me trajtimin, të kontaktojnë Ministrinë e Shëndetësisë apo institucionet kompetente.

Sipas informacioneve të fundit, Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme, në bazë të kompetencave të tyre ligjore, intensivisht janë duke ndërmarrë veprime për hetimin e dyshimeve për veprat e mundshme të kryera penale që kanë të bëjnë me trajtimin e pacientëve dhe punën e Klinikës së Onkologjisë, dhe në këtë kontekst bëjnë të ditur se tashmë janë lëshuar urdhrat e duhur për analizimin e kompjuterëve dhe të dhënave kompjuterike të sekuestruara gjatë kontrolleve, si dhe se organet hetimore po marrin në pyetje të gjithë personat që kanë dijeni për veprime të kundërligjshme.

“Prokuroria Themelore Publike – Shkup do të formojë një ekip ekspertësh të cilët do të analizojnë dokumentacionin mjekësor për menaxhimin e pacientëve dhe dhënien e terapisë. Ministria e Punëve të Brendshme, si organi për zbulimin e autorëve të krimeve, ndërmerr veprime të tjera që për momentin nuk mund të ndahen me publikun, por me synim të drejtpërdrejtë gjetjen e së vërtetës dhe përgjegjësinë e mundshme penale. Në të njëjtin moment kur për një person të caktuar sigurohen prova të mjaftueshme për dyshimin e bazuar se ka kryer vepër penale, prokuroria do ta informojë publikun”, njoftoi Prokuroria Publike.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori