LAJMI I FUNDIT:

Instagram ‘zgjidh defektin’ pasi mijëra përdorues u pezulluan pa asnjë paralajmërim

Instagram ‘zgjidh defektin’ pasi mijëra përdorues u pezulluan pa asnjë paralajmërim

Instagram ka thënë se ka zgjidhur një “bug” pasi mijëra përdoruesve u pezulluan papritur llogaritë e tyre.

Përdoruesit në mbarë botën kanë postuar në platforma të tjera të mediave sociale të hënën për të pyetur pse janë bllokuar nga profilet e tyre, pasi kanë marrë një mesazh që thoshte: “Ne e pezulluam llogarinë tuaj më 31 tetor 2022”.


“Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me qasjen në llogarinë tuaj në Instagram”, tha Instagram, përcjell Telegrafi.

“Ne po e shqyrtojmë atë dhe kërkojmë falje për shqetësimin”.

Dhe disa orë më vonë, Instagram njoftoi se e kishte zgjidhur problemin.

“Ne e kemi zgjidhur këtë defekt tani – që po bënte që njerëzit në pjesë të ndryshme të botës të kishin probleme me qasjen në llogaritë e tyre dhe shkaktoi një ndryshim të përkohshëm për disa në numrin e ndjekësve. Na vjen keq!”.

Megjithatë, disa përdorues u përgjigjën duke thënë se llogaritë e tyre ende kishin probleme.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë regjistruar probleme, sipas faqes së internetit Down Detector. /Telegrafi/