Instagram konsiderohet rrjeti më i dëmshëm social për shëndetin mendor
Llogaritë adiktive të modeleve të fitnesit, të udhëtimeve ekzotike dhe momenteve të përsosura të fotografive shpesh nuk përputhen me jetët tona relativisht rutinore.
Disavantazhi i shkaktuar nga ky hendek është se një numër i madh i hulumtimeve sugjerojnë se mediat sociale po kontribuojnë në problemet e shëndetit mendor si ankthi, depresioni, privimi nga gjumi dhe problemet e imazhit të trupit tek të rinjtë, që janë përdoruesit më të mëdhenj të mediave sociale.
Instagram, që tani ka 700 milionë përdorues globalisht, duket se është rrjeti social që ka efektin më të madh negativ, sipas një raporti të ri nga Shoqëria për Shëndetin Publik në Britani (RSPH), një organizatë e pavarur e fokusuar në edukimin shëndetësor.
Vetëm YouTube kishte një efekt neutral-pozitiv në mesin e të anketuarve.
Çdo rrjet tjetër social rezultoi me një efekt negativ. (Prej më pak negative tek më shumë, ishin: Twitter, Facebook, Snapchat dhe Instagram.)
Të anketuarit e vlerësuan Instagramin në mënyrë të veçantë për efekte negative në përceptimin negativ për trupin dhe për ankthin.
Një nga autorët e raportit i tha CNN se vajzat shpesh krahasohen me imazhet joreale që janë të manipuluara.
Raporti kombinon hulumtimet e botuara më parë mbi ndikimet e shëndetit të mediave sociale me anketën e re në mbarë Britaninë me gati 1,500 njerëz në moshën 14-24 vjeçare.
Ekipi testoi se si të anketuarit vlerësonin se rrjetet e ndryshme sociale – Instagram, Facebook, Snapchat, YouTube dhe Twitter – ndikuan në shëndetin e tyre, si pozitivisht ashtu edhe negativisht, për ndjenjat e tyre të ankthit, lidhjes me një komunitet, ndjenjën e identitetit, gjumin, trupin imazh, dhe më shumë.
Rezultatet nuk ishin të gjitha të këqija. Gati 70% e të anketuarve raportuan se morën mbështetje emocionale në mediat sociale kur kohët ishin të vështira dhe shumë thanë se llogaritë e tyre ofruan një forum për vetë-shprehje pozitive.
Ata gjithashtu ishin në gjendje të krijojnë dhe mbajnë marrëdhënie online. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4
Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë
Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia