Inspektorati në Ferizaj shqipton 6 gjoba për hedhjen e mbeturinave në vende të paautorizuara

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se Inspektorati Komunal ka shqiptuar edhe gjashtë gjoba të reja ndaj qytetarëve për hedhjen e mbeturinave në vende të paautorizuara dhe mosrespektimin e orarit të përcaktuar për deponimin e tyre.
Sipas kryeinspektorit Feriz Hyseni, gjobat janë shqiptuar në rrugët “Zenel Hajdini”, “Uran Tinova”, “Brigada 161” dhe “Ahmet Hoxha”, si dhe në fshatrat Papaz dhe Balaj.
Inspektorati Komunal ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë orarin e grumbullimit të mbeturinave dhe të mos i hedhin ato në hapësira të paautorizuara.
Komuna ka theksuar se angazhimi i qytetarëve është i rëndësishëm për mbajtjen e një ambienti më të pastër dhe më të mirë për të gjithë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
7 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































