LAJMI I FUNDIT:

Iniesta flet rreth finales mes Realit dhe Juventusit

Iniesta flet rreth finales mes Realit dhe Juventusit

Andres Iniesta ka qenë pjesëmarrës në një reklamë të veturave.

Ndër të tjerash, kapiteni i Barcelonës ka folur edhe rreth finales së Cardiffit të Ligës së Kampionëve.


Ai ka thënë se me të drejtë këtë vit Juventusi dhe Real Madridi do të luftojnë për titullin e kampionit të ligës më elitare evropiane për klube, transmeton Telegrafi.

“Kur vetë nuk arrin në finale, interesi të humbet disi për të, por e pranoj se Real Madridi dhe Juventus janë me të drejtë finalistët e Ligës së Kampionëve.”

Duke folur për një memorie të pashlyeshme në kujtesë nga karriera, ai ka evidentuar golin kundër Chelsea, në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, në “Stamford Bridge”, në vitin 2009. /Telegrafi/