Iniesta: Brazili, sfida më e madhe

Don Andres thotë se nuk ka sfidë më të madhe në nivelin e kombëtareve se sa të luash ndaj Brazilit, në një moment kur Spanja po tenton të rikuperohet pas penaltive epike ndaj Italisë.
“Brazili është ekip i mrekullueshëm me lojtarët fantastikë dhe që ka kaluar nëpër një garë fenomenale. Nuk ka sfidë më të madhe se sa t’i mposhtësh ata në fushën e tyre”.
“Por, ne po ashtu kemi ekip të mirë dhe jemi në gjendej që të luajmë në nivel të lartë, pa marrë parasysh se kush luan, ne nuk do të gjejmë arsyetime, pasi do të kërkojmë titullin”.
“Kjo është ndeshja e fundit dhe ne do të tentojmë të japim më të mirën. Është një sfidë e madhe. Ne do të luftojmë deri në frymën e fundit”, deklaroi Iniesta.
Brazili takohet me Spanjën në finalen e Kupës së Konfederatave që zhvillohet në Maracana me fillim nga ora 00:00 e së dielës. /Telegrafi/









































