LAJMI I FUNDIT:

Iniciativa për futjen e lëndës së Sigurisë në shkolla, Mehaj takohet me Nagavcin dhe Çekun

Iniciativa për futjen e lëndës së Sigurisë në shkolla, Mehaj takohet me Nagavcin dhe Çekun

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur në një takim ministren e Arsmit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Mehaj ka bërë të ditur se në takim kanë diskutuar rreth iniciativës për futjen e lëndës së Sigurisë në planprogramin shkollor, transmeton Telegrafi.

“Njohuritë themelore për sigurinë për nxënësit dhe studentët tanë – të dobishme në të gjitha dimensionet shoqërore. Sot prita në takim, ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, për të diskutuar rreth iniciativës sonë për futjen e lëndës së Sigurisë në planprogramin shkollor të mesëm dhe të lartë të vendit”, ka thënë Mehaj.

Ai ka shtuar tutje se “ofrimi i njohurive themelore për sigurinë për nxënësit dhe studentët tanë u vlerësua i domosdoshëm në realitetin e sotëm, si dhe shumë i dobishëm në kompleksitetin e kërcënimeve dhe rreziqeve në mjedisin e sigurisë së përgjithshme”.

“Kosova ka pasurinë e saj unike në Botë – Rininë e shëndoshë e cila ka nevojë dhe do të mësoj si të reagoj për vete, familjen, fqinjin, shokun, komunitetin, rrethin, vendbanimin, shoqërinë dhe Atdheun e vet në rast aksidenti, fatkeqësie dhe pasigurie. Na priftë e mbara”, ka shkruar Mehaj në postimin e bërë në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori