LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni me rënie në Turqi

Inflacioni me rënie në Turqi

Indeksi i çmimeve të konsumit të Turqisë ra 1,44 për qind në nëntor, sipas të dhënave zyrtare duke e ulur normën vjetore nga një nivel 15-vjeçar i lartë.

Shkurtimet e taksave dhe produktet e zbritura ishin faktorët kyç që ndihmuan në uljen e çmimeve. Inflacioni i konsumit në krahasim nga viti në vit ishte 21,62 për qind në nëntor, sipas të dhënave nga Instituti Statistikor i Turqisë.
Një sondazh i Reuters parashikoi një rënie mujore prej 0.75 për qind në muajin nëntor dhe një inflacion vjetor prej 22.6 për qind.


Çmimet e transportit çojnë në rënie, me çmime që zbresin 6.46 për qind, ndërsa çmimet e pijeve alkoolike dhe ushqimore kanë rënë 0.74 për qind. Indeksi i çmimeve të prodhimit ra 2.53 për qind në nëntor nga një rritje vjetore prej 38.54 për qind.

Inflacioni ka qenë një shqetësim kryesor për investitorët, duke pasur bankën qendrore përballë presionit të presidentit Tayyip Erdogan.
Lira ishte e qëndrueshme në 5.17 pas të dhënave të së hënës. /Telegrafi/