LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni në Shqipëri arrin nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit

Inflacioni në Shqipëri arrin nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit

Rritja e çmimeve në Shqipëri ka arritur një rekord të ri në muajin maj, teksa inflacioni shënoi rritje vjetore me 6.7 për qind.

Kjo rritje duket se ka kapur nivelin më të lartë të regjistruar në 20 vitet e fundit, sipas raportit të publikuar sot nga instituti i statistikave INSTAT.


Sipas të dhënave, ndikimin më të lartë në inflacion me mbi 4 për qind të totalit kanë dhënë ushqimet, ku shihet se shumica e produkteve të shportës u rrit me ritme dyshifrorë.

Për të bërë një krahasim, një vit më parë ndryshimi vjetor i inflacionit në maj ishte 1.8 për qind.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 4.01 pikë përqindje, i ndjekur nga grupi i transportit me 1.21 pikë përqindje. Çmimet e qirave, ujit, lëndëve djegëse dhe energjisë u rritën me 0.53 pikë përqindje.

Inflacioni në maj është shumë më i lartë se objektivi i Bankës së Shqipërisë prej 3 për qind.

Banka qendrore, që si përgjegjësi kryesore ka ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, në një përpjekje për të frenuar inflacionin, pak kohë më parë vendosi rritjen e normës bazë për herë të parë në një dekadë, duke e çuar në 1 për qind, nga niveli minimal historik prej 0.5 për qind që ishte deri tani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori