LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni në Eurozonë në muajin gusht ishte 2%

Inflacioni në Eurozonë në muajin gusht ishte 2%

Sipas zyrës së statistikave të Bashkimit Evropian, inflacioni vjetor në vendet e Eurozonës në muajin gusht 2018 ishte 2 për qind nga 2.1 për qind që ishte në muajin korrik.

Duke parë komponentët kryesorë të inflacionit të Eurozonës, në muajin gusht kishte norma mw tw larta tw inflacionit. Inflacioni në ushqim, alkool dhe duhan ishte 2.5 për qind, shërbimet me 1.3 për qind dhe mallrat industrialë me 0.3 për qind.


Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, në muajin korrik 2018 energjia ishte komponenta kryesore e inflacionit me normë prej 9.4 për qind, krahasuar me 8 për qind që ishte në muajin qershor, pasuar nga komponenta e ushqimit, alkoolit dhe duhanit me 2.5 për qind krahasuar me 2.7 për qind që ishte në qershor, shërbimet me 1.4 për qind dhe mallrat industriale jo energjetike me 0.5 për qind. /Telegrafi/