LAJMI I FUNDIT:

Inflacioni në Britani të Madhe më i larti në tre dekada

Inflacioni në Britani të Madhe më i larti në tre dekada

Inflacioni në Britani të Madhe ka arritur një nivelin më të lartë brenda tre dekadave.

Gjatë muajit janar, çmimet e konsumit u rritën me 5.5 për qind, tregojnë të dhënat e fundit të Zyrës britanike të Statistikave, përcjell Telegrafi.

Ky është niveli më i lartë që nga marsi 1992, kur ishte 7.1 për qind, shumë mbi objektivin prej 2 për qind të Bankës së Anglisë.

Kontribuuesit më të mëdhenj për rritjen e inflacionit gjatë vitit të kaluar ishin kostoja e lartë e energjisë elektrike dhe ajo e transportit.

Banka e Anglisë ka paralajmëruar se gjatë këtij muaji inflacioni mund të arrijë kulmin në rreth 7.25 për qind, pasi vazhdon rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët. /Telegrafi/