LAJMI I FUNDIT:

Infektohet me coronavirus, burrit nga Izraeli i afrojnë shtratin në dritaren e dhomës së spitalit – nga aty ndoqi ceremoninë martesore të birit

Infektohet me coronavirus, burrit nga Izraeli i afrojnë shtratin në dritaren e dhomës së spitalit – nga aty ndoqi ceremoninë martesore të birit

Një burrë nga Izraeli i cili është shtrirë në spital për trajtim pasi është infektuar me coronavirus, ka pasur rastin që martesën e të birit ta shikoj nga dhoma e spitalit.

Pasi që gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar, e kanë shtyrë shtratin e tij në afërsi të dritares të zbukuruar me balona, nga ku vëzhgoi ceremoninë martesore, transmeton Telegrafi.


Në qendrën medicinale “Hadas” në Jerusalem, dyshja nga Aradi në jug të Izraelit kanë qenë të rrethuar nga disa mysafirë dhe fotografët me maska mbrojtëse, duke respektuar distancën fizike të rekomanduar nga ministria e Shëndetësisë.

Kjo martesë ka qenë më ndryshe nga ato që jemi mësuar me festime masive, ku zakonisht mblidhen miq dhe familjarë për të festuar momentin më të lumtur të një çifti. /Telegrafi/