LAJMI I FUNDIT:

Infantino e quan të mbyllur Superligën Evropiane

Infantino e quan të mbyllur Superligën Evropiane

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino e ka kundërshtuar ashpër krijimin e Superligës së klubeve dhe ka shkuar deri aty se e ka quajtur këtë garë si një dyqan të mbyllur.

Ai ka thënë se një ide e tillë do të ishte një shkëputje nga institucionet aktuale të futbollit evropian dhe botëror.

“Në FIFA, ne fuqimisht mund të mos e pranojmë krijimin e Super Ligës, të një super lige e cila është një dyqan i mbyllur, i cili është një shkëputje nga institucionet aktuale”, ka thënë Infantino në Kongresin e UEFA-s.

Po dështon ideja e Superligës Evropiane – Chelsea e Manchester City kanë dyshime
Lexo po ashtu Po dështon ideja e Superligës Evropiane – Chelsea e Manchester City kanë dyshime

“Njerëzit duhet të mendojnë me shumë kujdes. Ata duhet të mendojnë për aksionarët e tyre dhe tifozët, të cilët kanë kontribuar në krijimin e asaj që është futbolli evropian sot.”

“Është detyra ime dhe detyra jonë të mbrojmë modelin sportiv evropian, garat e klubeve, ekipet kombëtare”.

Referimi në Superligën Evropiane do të jetë tjetër nivel – gjyqtarët do të jenë të pajisur ‘deri në dhëmbë’
Lexo po ashtu Referimi në Superligën Evropiane do të jetë tjetër nivel – gjyqtarët do të jenë të pajisur ‘deri në dhëmbë’

“Nëse ata vendosin të ndjekin rrugën e tyre, ata duhet të jetojnë me zgjedhjen e tyre. Ata duhet të vendosin nëse do të qëndrojnë brenda apo jashtë institucioneve tona. Ata nuk mund të jenë gjysmë-brenda dhe gjysmë-jashtë”.

“Detyra ime, detyra jonë, është të ruajmë futbollin e klubeve dhe futbollin ndërkombëtar”, shtoi më tej kreu i FIFA-s.

Agnelli provokoi hapur klubet e tjera nga Serie A - në mbledhje shpërtheu edhe nervozizmi
Lexo po ashtu Agnelli provokoi hapur klubet e tjera nga Serie A - në mbledhje shpërtheu edhe nervozizmi

Në themelimin e Superligës Evropiane kanë marrë pjesë 12 klube elitare nga Evropa, të cilat tashmë kanë nënshkruar themelimin e garës së re. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori