LAJMI I FUNDIT:

Industria përmbys trendin në Gjermani

Industria përmbys trendin në Gjermani

Prodhimi industrial gjerman u rrit ndjeshëm mbi pritshmëritë gjatë muajit Prill, tregojnë të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria gjermane e Ekonomisë.

Shifrat sinjalizojnë se motori i ekonomisë më të madhe të Europës po punon me kapacitet të kënaqshëm gjatë tremujorit të dytë të vitit. Pas dy muajsh me radhë në rënie, shifra pozitive e muajit Prill tregon se, firmat gjermane nuk janë të shqetësuara nga ngadalësimi i ekonomisë globale, apo kriza e lëndëve të para.


Prodhimi u rrit kështu me 0.8 për qind gjatë muajit Prill, ndërkohë që pritshmëritë flisnin për një rritje pranë 0.7 për qind. Edhe shifrat e muajit Mars u rishikuan në territor pozitiv, në një rënie prej 1.1 për qind nga 1.3 për qind që vlerësohej paraprakisht.

“Prodhimi industrial e ka nisur me këmbën e mbarë tremujorin e dytë të vitit”, nënvizon Ministria e Ekonomisë. Trendi pozitiv udhëhiqet nga manifaktura dhe sektori energjetik.

Këto sektorë kanë zhbërë kështu performancën tepër zhgënjyese të sektorit të ndërtimit, ku prodhimi regjistrohet në një rënie prej 1.7 për qind gjatë së njëjtës periudhë kohore. “Besimi dhe morali në firmat që operojnë në sektorin industrial është përmirësuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit”, nënvizon Ministria e Ekonomisë.

Pavarësisht këtyre të dhënave, ekonomistët projektojnë një ngadalësim të hapit të rritjes ekonomike gjatë tremujorit të dytë të vitit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori