LAJMI I FUNDIT:

Indianët shkuan për turizëm në Moskë – Rusia i arreston dhe i dërgon në luftë në Ukrainë

Indianët shkuan për turizëm në Moskë – Rusia i arreston dhe i dërgon në luftë në Ukrainë

Shtatë qytetarë indianë deklaruan përmes një video-mesazhi se autoritetet ruse po i detyrojnë ata të luftojnë në Ukrainë.

Videoja është publikuar në platformën X nga gazetarja e NDTV të Indisë, Uma Sudhir.


Indianët pretendojnë se ata shkuan për turizëm në Rusi në fund të dhjetorit të vitit 2023 dhe se më pas një agjent udhëtimesh u ofroi atyre të vizitonin Bjellorusinë, për të cilën gjë ata ranë dakord.

“Nuk e dinim se kishim nevojë për vizë. Kur arritëm në Bjellorusi, agjenti na kërkoi para dhe më pas u zhduk”, thotë një nga shtetasit indianë, raporton ukrinform.

Me të arritur në Bjellorusi, shtetasit indianë u ndaluan nga policia. Më pas turistët iu dorëzuan autoriteteve ruse, të cilat i detyruan të nënshkruanin dokumentet në rusisht pa ofruar një përkthyes.

Pas kësaj, sipas portalit indian News 18, ata iu nënshtruan trajnimit ushtarak pesëmbëdhjetë ditë, dhe më pas u dërguan në front. Indianëve iu shpjegua se alternativa e shërbimit ushtarak mund të ishte një dënim me burg prej 10 vjetësh.

Moskës po i kushton shtrenjtë lufta në Ukrainë, Kievi pretendon se brenda 24 orëve të fundit kanë vrarë 1.250 ushtarë rusë
Lexo po ashtu Moskës po i kushton shtrenjtë lufta në Ukrainë, Kievi pretendon se brenda 24 orëve të fundit kanë vrarë 1.250 ushtarë rusë

Sudhir, e cila postoi videomesazhin, vëren se bashkëqytetarët e saj “mund të dërgohen të marrin pjesë në konflikte në çdo kohë”.

Autoritetet indiane njoftuan në muajin shkurt se po përpiqeshin të riatdhesonin rreth 20 qytetarë indianë që kishin vizituar Rusinë dhe përfunduan në ushtrinë ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori