LAJMI I FUNDIT:

India kërkon që Kosova të paraqitet pa simbole shtetërore në Botërorin e boksit?

India kërkon që Kosova të paraqitet pa simbole shtetërore në Botërorin e boksit?
(Foto: Instagram/donjetasadikuofficial)

Në Kampionatin Botëror të Boksit që do të fillojë të martën në Indi, Kosova synonte medalje elitare përmes bokseres Donjeta Sadiku, por paraqitja e saj atje është pranë dështimit.

Vendi organizator nuk ka lëshuar viza për Donjetën dhe ekipin e saj shoqërues pikërisht për shkak se ata nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.


Donjeta Sadiku vazhdon të jetë në pritje të vizës për në Botërorin e boksit në Indi
Lexo po ashtu Donjeta Sadiku vazhdon të jetë në pritje të vizës për në Botërorin e boksit në Indi

Kur kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri te fillimi i kampionatit, KosovaPress mëson nga burimet e saj se Ministria e Sportit është edhe më tutje në kontakt me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Indisë dhe kjo e fundit ka kërkuar që Kosova mund të jetë pjesë e Kampionatit Botëror vetëm nëse pranon të garojë pa simbole shtetërore.

(Foto: Instagram/donjetasadikuofficial)

Gjithnjë sipas burimeve të KP, MKRS dhe Federata e Boksit janë duke u konsultuar rreth kësaj kërkese dhe në orët e ardhshme do të dalin me një vendim zyrtar.

Vizat, Donjeta Sadiku rrezikon ta humb Botërorin e boksit
Lexo po ashtu Vizat, Donjeta Sadiku rrezikon ta humb Botërorin e boksit

Ndryshe, për shkak se disa shtete e kanë braktisur këtë kampionat, shkaku i pjesëmarrjes së atletëve rusë, Donjeta Sadiku është boksierja favorite për ta fituar medaljen e artë në Indi.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori