LAJMI I FUNDIT:

Donjeta Sadiku vazhdon të jetë në pritje të vizës për në Botërorin e boksit në Indi

Donjeta Sadiku vazhdon të jetë në pritje të vizës për në Botërorin e boksit në Indi
(Foto: Instagram/donjetasadikuofficial

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, vazhdon të jetë në pritje për lajme pozitive sa i përket vizës që do t’ia mundësonte udhëtimin drejt Indisë, atje ku nga dita e nesërme (e martë) do të zhvillohet Kampionati Botëror i boksit.

Kur kanë mbetur tashmë edhe pak orë deri në fillimin e turneut, KosovaPress mëson se Donjeta dhe ekipi i saj ende nuk kanë marrë përgjigje pozitive nga autoritete indiane për të udhëtuar drejt këtij shtetit i cili nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.


Të shqetësuar me këtë situatë janë Federata e Boksit të Kosovës, trajnerja e Sadikut, Marjola Sallauka, por edhe Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Ministria e Sportit.

Vizat, Donjeta Sadiku rrezikon ta humb Botërorin e boksit
Lexo po ashtu Vizat, Donjeta Sadiku rrezikon ta humb Botërorin e boksit

Edhe pse tashmë kanë mbetur pak orë në dispozicion, sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli ka thënë shkurt se vazhdojnë të presin dhe se janë ende duke biseduar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Indisë.

“Jemi ende në bisedime, do të dëgjohemi prapë”, ka thënë shkurt Demolli për KosovaPress.

Ndryshe, Donjeta është përgatitur maksimalisht për këtë kampionat dhe synon medalje elitare nëse i jepet mundësia që të zbresë në ring atje. Ajo vitin e kaluar fitoi medalje të bronztë evropiane dhe botërore.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori