LAJMI I FUNDIT:

Indi, detyrojnë lopët të ecin nëpër zjarr në një ritual që besojnë se u sjell fat banorëve (Video, +18)

Indi, detyrojnë lopët të ecin nëpër zjarr në një ritual që besojnë se u sjell fat banorëve (Video, +18)

Ky është momenti shokues kur besimtarët në Indi detyrojnë lopët të vrapojnë nëpër një rrugë që ishte përfshirë nga zjarri – dhe e gjitha ndodhi për shkak të një festivali religjioz të organizuar.

Banorët e Karnataka në jug të Indisë po festonin festivalin Makar Sankranti. Gjatë ritualit, ata detyruan dhunshëm lopët të vrapojnë nëpër rrugën me flakë, transmeton Telegrafi.


Sikur kjo të mos u mjaftonte ata vetëm sa e shpërndarën zjarrin, dhe ato pak lopë që hezitonin të kalonin i detyronin dhunshëm të kalojnë nëpër zjarr. Ky event organizohet kryesisht në pjesën jugore të Indisë siç është Karnataka dhe Tamil Nadu.

Pas publikimit të videos organizatorët janë kritikuar për keqtrajtimin që u bënë lopëve, duke kërkuar kështu nga qeveria që të ndalojnë organizimin e ngjarjeve të tilla. Megjithatë, organizatorët pretendojnë se rituali i festivalit u sjell, fat, pasuri dhe mbrojtje nga e keqja. /Telegrafi/