LAJMI I FUNDIT:

Indi, dasmorët e pakënaqur me sasinë e ushqimit – gjuajnë njëri-tjetrin me karrige e pjata (Video, +16)

Indi, dasmorët e pakënaqur me sasinë e ushqimit – gjuajnë njëri-tjetrin me karrige e pjata (Video, +16)

Në një dasmë në Indi eskaloi situata kur dasmorët mbetën pa ushqim dhe filluan ta gjuajnë njëri-tjetrin me karrige, pjata dhe mjete tjera të forta.

Videoja amatore e filmuar brenda ambientit të një dasme në Ludhiana në Punjab, shfaq dhjetëra dasmorë duke u rrahur me njëri-tjetrin dhe duke hedhur karrige e pjata, transmeton Telegrafi.


Gratë dhe fëmijët shihen se si mundohen t’i ndajnë meshkujt që grushtoheshin, derisa mediat lokale raportojnë se e gjitha filloi pasi dasmorët kishin shumë alkool në tavolina e më pak ushqim.

Si pasojë e rrahjes masive shumë persona shihen të shtrirë në tokë pavetëdije, kurse thuhet se pasi që mungesa e ushqimit ishte munduar të kompensohej me alkool, dasmorët në shenjë proteste filluan të thyejnë karriget dhe pjatat. /Telegrafi/