LAJMI I FUNDIT:

Incidenti në Leposaviq, identifikimi i të dyshuarve me të kaluar kriminale dhe deklarata e Sveçlës për Policinë

Incidenti në Leposaviq, identifikimi i të dyshuarve me të kaluar kriminale dhe deklarata e Sveçlës për Policinë

Policia e Kosovës gjatë të hënës gjatë realizimit të detyrave policore në një pikë kontrolli në Bistricë të Leposaviqit në tentim për ta ndalur një veturë është goditur nga automjeti në lëvizje e cila nuk i është bindur urdhrave të Policisë.

Në njoftim bëhet e ditur se Policia është rrezikuar drejtpërdrejtë nga personat në veturë dhe janë detyruar të gjuajnë me armë zjarri për të neutralizuar rrezikun, ndërkaq personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes.


“Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thekson Policia e Kosovës.

Pamje nga vendi ku ndodhi incidenti/ Foto: Kallxo.com

Pas incidentit, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili theksoi se dhuna ndaj policëve nuk do të tolerohet.

Ministri tha se dy personat që ishin në veturën në fjalë qëllimisht goditën automjetin e Policisë së Kosovës.

“Jemi të brengosur thellë për incidentin e fundit në Leposaviq. Dy persona me veturë tentuan t’i shmangen postbllokut policor. Ata kanë goditur me dashje veturën e Policisë së Kosovës dhe kanë vënë në rrezik jetën e policëve”.

Sipas Sveçlës policët u detyruan të gjuajnë në drejtim të kësaj veture për të neutralizuar situatën. “Policët e PK-së janë detyruar të qëllojnë në drejtim të automjetit për të neutralizuar situatën”, shtoi ai.

“Dua të jem i qartë: asnjë formë dhune ndaj policisë sonë nuk do të tolerohet”, vijoi tutje Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Sipas tij mbrojtja e qytetarëve dhe zbatimi i ligjit është prioriteti i tyre.

Ndërkohë, e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë tha se një pjesëtar i komunitetit serb është plagosur nga të shtënat e policisë.

Shefi i kësaj zyre, Petar Petkoviq tha se i plagosuri M.D. është transportuar me urgjencë në spitalin e Kralevës, në jug të Serbisë. Ai tha se njësitë policore kanë qëlluar mbi makinë me të cilën po udhëtonin dy qytetarë serbë “vetëm sepse ata nuk kanë dashur të lejojnë që policia t’i keqtrajtojë pa asnjë arsye”.

E më vonë Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin, duke bërë të ditur se të dyshuarit e incidentit janë persona me të kaluar kriminale.

Policia jep detaje për incidentin në Leposaviq: Të dyshuarit janë persona me të kaluar kriminale
Lexo po ashtu Policia jep detaje për incidentin në Leposaviq: Të dyshuarit janë persona me të kaluar kriminale

Përmes një njoftimi Policia e Kosovës thotë se pas veprimeve hetimore janë identifikuar dy persona të dyshuar që kanë rrezikuar jetën e policëve.

Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast sipas të dhënave rezultojnë të jenë persona me të kaluar kriminale dhe të përfshirë në dhjetëra veprave penale dhe kundërvajtje si:

I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (D.S. 1991), dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanosje, vjedhje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje etj., etj. I njëjti ka kryer edhe mbi (20) kundërvajtje.

Po ashtu, i dyshuari tjetër mashkull kosovar me iniciale (M.D. 1985), dyshohet të jetë i përfshirë në 17 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, shtrëngim, armëmbajtje pa leje, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, kalim i paautorizuar i kufirit, manipulim me prova etj, etj. I njëjti ka kryer edhe (3) kundërvajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori