LAJMI I FUNDIT:

Incident i armatosur në Prishtinë, një i plagosur me thikë dhe një i lënduar (Foto)

Incident i armatosur në Prishtinë, një i plagosur me thikë dhe një i lënduar (Foto)

Në një përleshje mes disa personave në Rrugën ‘B’ në Prishtinë, ku ka pasur edhe të shtëna me armë, një person është plagosur me thikë  dhe një është lënduar.

Sipas dëshmitarëve, nga të shtënat me armë nuk ka viktima apo të plagosur.


Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në orën 17:30  kemi marrë informatën për një gjuajtje me armë në Rrugën B. Dy persona janë lënduar, njëri me mjet të mprehtë dhe njëri nga goditja në kokë. Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe është duke u marr me rastin”, tha zëdhënësja Ahemti./Telegrafi/