Ed Sheeran ka bërë videoklip për baladën e tij më të re “Photograph”, ku ka përdorur videot familjare që nga fëmijëria e tij e hershme.

Ai ka treguar rrugën drejt rritjes dhe ka shfaqur fuqinë e fotografive dhe videove për të ruajtur atë që kurrë nuk kthehet më, si kujtime që nuk mund të fshihen e as të ndryshohen kurrë, ashtu siç e thotë edhe në këngë.


Kjo është një tjetër këngë nga albumi shumë i suksesshëm i këngëtarit britanik, “X”, ndërsa videoklipin e ka realizuar Emil Nava, transmeton Koha.net.