LAJMI I FUNDIT:

Imami ngjall reagime për komentet e tij për burkan

Imami ngjall reagime për komentet e tij për burkan

Pas deklarimeve të forta të ish-sekretarit britanik Boris Johnson kundër grave myslimane me burka, reagimet kanë qenë të shumta. Përveç shumë kundërshtarëve, megjithatë ai ka një mbështetës edhe nga radhët e myslimanëve.

Taj Hargey, Imam në Kongresin Islamik të Oksfordit, tha se Johnson “nuk duhet të kërkojë falje sepse ka thënë të vërtetën”, duke shtuar se komentet e tij nuk janë aq të rënda.


Në një letër dërguar Times, Dr Hargey tha se nuk kishte “legjitimitet në Kuran” për burkën, duke shtuar se ishte “një komponent i çuditshëm i një teorie në modë për ekstremizmin fetar dhe islamin militant”.

Ai shtoi: “Klerikët regresivë të Islamit kanë arritur të bindin myslimanët e keq formuar përmes burimeve sekondare të dyshimta se Allahu do që gratë të mbulojnë fytyrat e tyre, kur në realitet është një sistem patriarkal toksik që kontrollon gratë”.

Është çudi që shumë gra më të reja e kanë brendësuar këtë shovinizëm helmues duke pohuar se është e drejta e tyre njerëzore për të fshehur fytyrat e tyre?

“Nëse Britania do të bëhet një shoqëri plotësisht e integruar, atëherë është e domosdoshme që praktikat kulturore, preferencat personale dhe zakonet që përkeqësojnë ndarjen shoqërore, duhet të ketë rezistencë të vendosur ndaj tyre”.

Dr Hargey ka kritikuar shpesh praktikën e veshjes së burkës dhe ka shkaktuar gjithashtu polemika në disa qarqe për burrat dhe gratë për t’u lutur së bashku.

Ndërkohë udhëheqësi konservator i Skocisë Ruth Davidson bëri thirrje ish-sekretarit të jashtëm të kërkojë falje, pavarësisht se pajtohet me pikën më të gjerë në kolonën e tij që mbulesat me fytyrë nuk duhet të ndalohet. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori