LAJMI I FUNDIT:

Imami Labinot Maliqi shtron iftar për kryeministrin Kurti e ambasadorët e vendeve mike

Imami Labinot Maliqi shtron iftar për kryeministrin Kurti e ambasadorët e vendeve mike

Imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në Prishtinë, Labinot Maliqi ka shtruar sonte iftar për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorët e disa prej shteteve mike të akredituar në Kosovë.

Me këtë rast kryeministri Kurti ka mbajtur një fjalim të shkurtër para të pranishmëve.


Kurti tha se ishte kënaqësi dhe nder të qenit sonte në iftar, në këtë Muaj të Ramazanit që siç tha ai, është muaj i sakrificës i cili na mëson që të përkushtohemi tek ana shpirtërore e njeriut.

Derisa ka uruar për pranim të lutjeve gjatë këtij muaji për agjëruesit, kryeministri tha se Qeveria e Republikës se Kosovës, dhe ai si Kryeministër, gjithmonë i mbështesin qytetarët kur bëhen bashkë, kur për të mirë ata punojnë bashkë, organizohen dhe tregohen solidarë.

Në këtë iftar të pranishëm ishin edhe ambasadorë e zëvendësambasadorë të shteteve të QUINT-it, Bashkimit Evropian, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, si dhe përfaqësues të KFOR-it, krahas qytetarëve dhe besimtarëve që frekuentojnë këtë xhami.

Kjo xhami gjatë gjithë muajit të Ramazanit ka shtruar iftare për familjet në nevojë dhe studentët.

Nga ana tjetër, kryeparlamentari Glauk Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kanë pritur sonte në iftar udhëheqësinë e BIK-ut.

Pritja e tyre iu bë siç shkruan Konjufca në Shtëpinë e Popullit në Kuvendin e Kosovës.

Myftiu Tërnava falënderoi presidenten Osmani dhe kryetarin Konjufca për shtrimin e këtij iftari të përbashkët, duke potencuar kështu përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për të krijuar në vend një frymë paqeje dhe solidariteti për të gjithë qytetarët pa dallim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori