LAJMI I FUNDIT:

“I’ll Never Love Again”, balada e Lady Gagas që është pjesë e filmit “A Star Is Born”

“I’ll Never Love Again”, balada e Lady Gagas që është pjesë e filmit “A Star Is Born”
Lady Gaga dhe Bradley Cooper (Photo by Tim P. Whitby/Getty Images)

Lady Gaga e ka publikuar si të plotë këngën “I’ll Never Love Again”, e cila është një prej veprave muzikore të filmit “A Star Is Born”.

Këngëtarja e famshme amerikane, më herët e ka publikuar edhe këngën “Shallow”, ku merr pjesë edhe Bradley Cooper, i cili është aktor kryesor, regjisor, skenarist dhe producent i filmit.


Pjesë e filmit “A Star Is Born” është edhe Lady Gaga që luan një rol shumë të rëndësishëm.

Drama romantike muzikore është një ribërje e filmit me të njëjtin emër nga viti 1937, ndërsa Cooper debuton si regjisor në këtë film.

Lajmet për Lady Gaga
Lexo po ashtu Lajmet për Lady Gaga

Krahas tij dhe Gagas, pjesë e filmit janë edhe Andreë Dice Clay, Dave Chappelle e Sam Elliott.

Filmi flet për një muzikant që pi shumë alkool (Cooper), i cili e zbulon dhe bie në dashuri me një këngëtare të re (Gaga).

“A Star Is Born” u dha premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia më 31 gusht, ndërsa më 5 tetor ka nisur shfaqjen nëpër kinematë amerikane. /Telegrafi/