Ilir Hajrizi, menaxheri i suksesshëm që synon t'i dërgojë futbollistët nga Kosova në Gjermani

Iliri është pronar i kompanisë Iliryan Sport Managment, ku organizon shumë turne kryesisht në sportin e boksit.
Ai së fundmi është futur edhe në botën e futbollit, ku ka krijuar tanimë marrëdhënie të shkëlqyera me klubet gjermane dhe jo vetëm.
Duke parë se në Kosovë ka shumë talentë të futbollit, Hajrizi po mendon që t'i largojë nga vendi ynë futbollistët më të talentuar.
Ai ka folur për Telegrafin duke treguar rreth punës së tij.
"Ka disa vite që jam duke u marrë me punën e agjentit. Kam organizuar dhjetëra meçe e turne në boks, derisa kohëve të fundi po merrem edhe me futbollin", thotë Hajrizi.
"Duke parë se në Kosovë ka shumë futbollistë të talentuar, qëllimi im është që disa nga më të mirët t'i marrë dhe t'i sistemojë në klubet gjermane", u shpreh Hajrizi.
Agjenti i njohur ka marrëdhënie me tri klube të Bundesligas, dy të tjera të Bundesliga 2 dhe një tjetër nga Bundesliga austriake, por që emrat e tyre nuk bëhen të ditura.
"Kam bashkëpunim me gjashtë klube në total, tri në Bundesliga, dy në Bundesliga 2 dhe një tjetër në Bundesligën austriake".
"Qëllimi im është që të marrë lojtarët më të talentuar nga Kosova nga mosha 15 deri 20 vjeçare për t'i pruar në Gjermani ose Austri", u shpreh Hajrizi. /Telegrafi/



















































