Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ndihet i lumtur me barazimin ndaj Prishtinës, përkundër se më shumë i pëlqeu loja e pjesës së parë.
Ballkani mori një barazim 2-2 në udhëtim te Prishtina, falë një goli të shënuar në minutën e tetë shtesë nga penalltia.
Megjithatë, ky barazim i ka pëlqyer shumë trajnerit të kampionëve, Ilir Daja, i cili ndihet i lumtur me pikën e fituar.
“Kemi bërë një pjesë të parë të mrekullueshme. Kemi pasur disa situata për të shënuar e për të kaluar në avantazh. Kemi bërë një gabim në ndërtim nga poshtë dhe më pas kemi pasur momente hezitimi”, ka thënë fillimisht Daja pas ndeshjes.
“Më vonë gjatë lojës, ekipet u hapën të dyja, dhe që të dyja ekipet tentuan të bënin gjithçka. Ashtu siç shkoi loja, duhet të jemi të kënaqur edhe me këtë rezultat”.
“Të bësh një pjesë të parë si ajo dhe të marrësh gol në pjesën e dytë na bëri të hyjmë në panik, e më pas morëm edhe golin e dytë”.
“Duke kërkuar me dozë emocionale barazimin e rezultatit, mendoj që e prishëm lojën tonë. Reaguam ndoshta jo me futboll, por me dëshirën për ta dërguar lojën aty ku donim të paktën për rezultatin. Në fund fare, morëm atë që gatuam vetë dhe që bëmë keq në pjesën e dytë”, përfundoi trajneri i Ballkanit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare