LAJMI I FUNDIT:

Ilaçi i ri i sapokrijuar, mund të jetë shpëtim për ata që vuajnë nga aknet!

Ilaçi i ri i sapokrijuar, mund të jetë shpëtim për ata që vuajnë nga aknet!

Nëse jeni një nga miliona njerëzit që vuajnë nga aknet, edhe pas përdorimit të shumë kremrave, ilaçeve, larësish dhe barnash të ndryshme, kjo mund të jetë një shpresë në horizont

Në 38 vjet, Winlevi është ilaçi i parë i ri për aknet/puçrrat.


Administrata e Ushqimeve dhe Barnave sapo e miratoi kremin e ri. Ai është ilaçi i parë vetëm për akne, që aprovohet, që prej pranimit të Accutane (izotretinoinë), në vitin 1982.

Atëherë, si funksionon dhe çfarë e bën atë inovatore?

Medikamentet aktuale në treg për akne mbështeten në antibiotikë, peroksid benzoil, acid salicilik, acid azelaik, dapsone dhe derivate të vitaminës A të njohura si retinoide për të shuar puçrrat.

Winlevi është i pari që përdor një aktiv plotësisht të ri: 1% Clascoterone.

Clascoterone është një frenues i receptorëve lokalë të androgjenit, që do të thotë se pengon testosteronin dhe dihidrotestosteronin (DHT) kur aplikohet në lëkurë. Përbërësi përdoret gjithashtu për trajtimin e rënies së flokëve.

Androgjenet në lëkurën tuaj janë përgjegjëse për prodhimin e sebumit (vajit/yndyrës) dhe mund të çojnë në inflamacion, që krijon dhe përkeqëson aknet.

Cassiopea, kompania farmaceutike që qëndron pas Winlevi-t, vuri re se, ndërkohë që nuk dihet ende mekanizmi i saktë se si funksionon Clascoterone, kremi u provua se zvogëlonte dëmtimet e puçrrave në provat klinike tek vajza dhe djem, nga mosha 12 vjeç e më lart.

Clascoterone është bllokuesi i parë androgjen për aknet, që funksionon si tek burrat, ashtu edhe te gratë. Studimet thonë se ai është i sigurt dhe efektiv.

“Ky ilaç plotëson një hendek të gjatë në terapinë e lëkurës. Pas 40 vitesh, ai ofron një qasje të re të shumëpritur, plotësuese për të trajtuar aknet”, shprehet dermatologu Michael Gold, Hetues dhe Drejtor Mjekësor në Gold Skin Care Center dhe Tennessee Clinical Research Center.

Mos telefononi ende dermatologun tuaj. Winlevi do të jetë në dispozicion, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Burimi: Anabel, Harpers Bazaar

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori