Për të gjithë ata që duan t’i trajtojnë apo parandalojnë sëmundjet e zemrës, ekspertët e mjekësisë alternative e rekomandojnë një ilaç natyral i cili është i vjetër 800 vjet.

Ilaçi është shumë i lehtë për t’u përgatitur në shtëpi dhe ka rezultate të mahnitshme, tarnsmeton Telegrafi.

Receta origjinale i përket Opatika Hildegard von Bingen që kishte jetuar në shekullin e 13-të dhe ka vdekur në moshën 81 vjeçare.

Më vonë, receta e saj për sëmundje të zemrës ishte përdorur nga shumë doktorë të famshëm të cilët ua kishin rekomanduar pacientëve.

Ky ilaç përdoret për trajtimin e aritmisë, dridhjeve, etj.

Gjithashtu është zgjidhje natyrale e përsosur edhe për mbrojtjen e enëve të gjakut.

Më së shumti rekomandohet për ata që duan t’i parandalojnë sëmundjet e zemrës.

Përbërësit:

– 10 tufa majdanoz të freskët (pa rrënjë)
– 1 litër verë e bardhë ose e zezë
– 2 lugë gjelle uthull vere
– 300 gramë mjaltë organike

Përgatitje:

Tufat e majdanozit i vendosni në 1 litër verë dhe pastaj ia shtoni 2 lugë gjelle uthull të pastër vere.

I vloni për 10 minuta dhe pastaj i shtoni 300 gramë mjaltë, duke e lënë të vlohet në temperaturë të ulët edhe për 4 minuta tjerë.

Produktin e fituar e vendosni në një shishe dhe e konsumoni nga një lugë gjelle në ditë. /Telegrafi/