LAJMI I FUNDIT:

ILAÇ MAGJIK

ILAÇ MAGJIK

Nga: Leonard Cohen
Përktheu: Fadil Bajraj

Ngrihem shumë vonë
Dita më shkoi huq
Unë nuk e bekoj gjelin
Unë nuk i ngre duart në ujë
Pastaj terrohet
dhe i shikoj të gjitha pikat
në rrugën St-Denis
bile flas për religjionin
me halabaka të tjerë
të cilët, si unë, iu janë qepur grave të reja
në shtrat më mori gjumi
në mes të një Psalmi
të cilin po e lexoj
për ilaç magjik