LAJMI I FUNDIT:

Iku duke vozitur me mbi 150 kilometra në orë, tallet keq nga policët që ia gjetën telefonin (Foto)

Iku duke vozitur me mbi 150 kilometra në orë, tallet keq nga policët që ia gjetën telefonin (Foto)
Best wallpaper database with pictures, colorful, animated

I dyshuari që iku nga policia duke vozitur me mbi 150 kilometra në orë, është befasuar keq të nesërmen kur po kontrollonte llogarinë e tij në Facebook.

Policët që ia gjetën telefonin, e bënë një selfie dhe ia postuan Rian Kenningston në rrjetin social për ta tallur pa miqve virtual, ndërsa e detyruan të shkonte në bazën policore në Humberside të Anglisë, transmeton Telegrafi.


Policët që ia gjetën telefonin

“E ke humbur telefonin deri po ikje dje prej nesh, duke vozitur me 160 kilometra në orë. Mund të ikësh, por nuk mund të fshihesh”, i shkruan policët përbri fotografisë.

Nuk bëhet e ditur, se në çfarë aksidenti është përfshirë 23-vjeçari, apo në çfarë formë humbi telefonin. Pritet që së shpejti të shkoi vet, për të marrë pajisjen e humbur, ku edhe do t’i pësojë gjoba.

Kohëve të fundit, policët janë shumë pjesëmarrës në rrjetet sociale, gjë që po tregohet efikase në mospjesëmarrjen e të rinjve në shkeljen e ligjit. /Telegrafi/