LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK bën thirrje për respektim të masave në aktivitetet publike, partitë politike vazhdojnë grumbullimin e njerëzve në tubime

IKSHPK bën thirrje për respektim të masave në aktivitetet publike, partitë politike vazhdojnë grumbullimin e njerëzve në tubime

Edhe pse nuk ka filluar zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare, partitë politike po mbajnë tubime me qytetarët ku shihet se nuk po respektohen Ligji anti-COVID, teksa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje gjatë të hënës që të respektohen masat për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19.

Përmes raportit ditor ky institut u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse, Policisë së Kosovës dhe inspektorateve që të mbikëqyrin më përpikëri dhe të ndërmarrin masat  e nevojshme për zbatim të masave.


“Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”, thuhet ndër të tjera në thirrjen e IKSHPK-së.

Teksa, nga IKSHPK-ja u bë e ditur se janë konfirmuar edhe 206 raste të reja me coronavirus dhe gjashtë persona të infektuar të cilët kanë vdekur gjatë 24 orëve, në anën tjetër po vazhdojnë tubimet e partive politike duke mos respektuar masat anti-COVID.

Vetëm gjatë fundjavës, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur disa takime me qytetarët nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, ku sipas fotografive të publikuara nga vet ai, nuk janë respektuar masat anti-COVID, nuk është mbajtur distanca dhe as maskat.

Tubim i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (Foto nga Facebook i kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti)

Në disa fotografi, madje shihet Hoti duke u dhënë dorën për të përshëndetur qytetarët.

Tubim i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (Foto nga Facebook i kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti)

Po ashtu, edhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka mbajtur takime ku janë grumbulluar qytetarë të shumtë, prej të cilëve ka pasur edhe pa maska, ndër ta edhe vet Hoxhaj gjatë mbajtjes së fjalimeve.

Tubim i Partisë Demokratike të Kosovës, (Foto nga Facebook i kandidatit për kryeministër të PDK-së, Enver Hoxhaj)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po ashtu ka mbajtur takime ditëve të fundit, në të cilat është shkelur Ligji anti-COVID, ku nuk është mbajtur distanca e as maskat.

Tubim i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (Foto nga Facebook i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj)

Në Lëvizjen Vetëvendosje, edhe pse takimet nuk janë parë të jenë me qytetarë, ata kanë publikuar ditë më parë fotografi nga mbledhjet e tyre, ku anëtarët e LVV-së, megjithëse ishin me maska, shihet se nuk kanë mbajtur distancën.

Mbledhje në njërën nga qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje, (Foto nga faqja e Facebook e LVV-së)

Edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka publikuar fotografi në të cilët shihet se gjatë një tubimi nuk janë respektuar masat anti-COVID.

Tubim i Nismës Socialdemokrate, (Foto nga Facebook i kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj)

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj tubimeve elektorale që po organizohen në hapësira të mbyllura nga subjektet politike, ku me pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve po shkelen masat anti-Covid.

Rukiqi e quan të pakuptimtë ndalimin e ahengjeve dhe ngjarjeve të tjera, derisa nëpër restorante mblidhen dhjetëra persona.

Në të njëjtën kohë për mos respektim të masave anti-Covid, Policia e Kosovës dhe inspektoratet po gjobisin qytetarët në rrugë e hapësira të tjera publike dhe pronarët e objekteve hoteliere dhe restoranteve.

Kjo ka bërë që të reagojë ashpër edhe kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili këtë veprim e ka cilësuar si standarde të dyfishta.

Deri më tani nuk është raportuar se Policia e Kosovës ka inspektuar ndonjë nga këto vende ku po mbahen tubimet, kurse gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 381 tiketa për mos respektim të masave anti-COVID.

Ajo që vërehet është se Policia e Kosovës ka shqiptuar më shumë tiketa për shkelje të rregullave të komunikacionit, ku policia ka shqiptuar 423 tiketa.

Thirrja e IKSHPK-së, për respektim të masave anti-COVID:

Të nderuar qytetarë,

Duke pasur parasysh vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19, IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.

Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Qytetarë të nderuar,

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:

Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori