LAJMI I FUNDIT:

‘Ikja’ e prokurorëve në gjykata ngjall debat në Këshillin Prokurorial

‘Ikja’ e prokurorëve në gjykata ngjall debat në Këshillin Prokurorial

Dorëheqja e tre prokurorëve dhe ulja e normës së lëndëve ose numrit të lëndëve të pranuara nga prokurorët që janë anëtarë të Këshillit Prokurorial ka ndezur debatin e zhvilluar në këtë institucion.

Anëtarët e KPK-së shprehën shqetësim për emërimin e ish-prokurorëve si gjyqtarë.

Siç tregojnë ata, 3 anëtarët të cilët e kanë marrë detyrën e gjyqtarit duke dhënë dorëheqje nga posti i prokurorit nuk e kanë përfunduar mandatin 3-vjeçar. Sipas tyre, këta prokurorë kanë dhënë dorëheqje ende pa e mbaruar një vit pune.

Një anëtar e përmendi se largimi i prokurorëve nga sistemi prokurorial ka implikime të mëdha në buxhetin e KPK-së.

Në mbledhjen e sotme kishte propozime që të ketë një bashkërendim më të madh në mes të Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor në lidhje me këto çështje.

Ndërsa, kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, tha se dorëheqja duhet të trajtohet si akt personal. Megjithatë kishte pajtim të përgjithshëm se duhet të parandalohen “transferet” e tilla.

Rritja e numrit të prokurorëve duket se është shqetësim thelbësor i anëtarëve të Këshillit.

Dorëheqja e 3 prokurorëve, të cilët u dekretuan si gjyqtarë së fundi nga Presidenti Hashim Thaçi, e nxiti diskutimin për rekrutimin e prokurorëve të rinj.

Anëtarët e Këshillit Prokurorial vlerësuan se duhet punuar edhe në drejtim të parandalimit të, siç e quajtën ata, “transferimit” të prokurorëve nga prokuroritë në gjykata.

Sipas kryesuesit të KPK, Blerim Isufaj, Këshilli Prokurorial është në proces të rekrutimit të 18 prokurorëve të rinj.

Një mungesë tjetër që e shpreh në mbledhje ishte edhe mungesa e “anëtarëve jo-prokurorë” në Këshillin Prokurorial.

Këtij të fundit i mungojnë 3 anëtarë, emërimi i të cilëve, veç tjerash, varet nga votimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili i miraton me shumicë votash. Nga këta 3 anëtarë 1 propozohet nga Oda e Avokatëve të Kosovës, 1 duhet të jetë profesor/profesoreshë e Fakultetit Juridik dhe nga 1 nga ndonjë organizatë e shoqërisë civile (përmes konkursit publik).

Çështje tjetër për të cilën pati mospajtime ndërmjet anëtarëve ishte edhe zvogëlimi i numrit të lëndëve të cilat i trajtojnë anëtarët e KPK-së.

Pati propozim për ulje të numrit të lëndëve të pranuara apo të normës specifikisht për anëtarët e KPK-së. Kryeprokurori Lumezi reagoi duke thënë se prokurorët aplikojnë në KPK me vetëdëshirë dhe se anëtarët e Këshillit marrin 25% pagë më shumë se prokurorët e tjerë, shkruan KALLXO.com.

Sipas tij, në këtë pikë, anëtarët e Këshillit nuk duhet të privilegjohen me më pak lëndë sepse pritet që ata të jenë prokurorët më të mirë në Kosovë.

Këshilli Prokurorial, sipas tij, është efikas mirëpo prokuroritë kanë mungesë efikasiteti.

Propozimin e uljes së numrit të lëndëve të pranuara nga anëtarët e KPK-së së pari e dha Radica Miliq. Anëtarët e tjerë u shprehën më mbështetës të uljes së normës së lëndëve të anëtarëve të Këshillit. Kryesuesi theksoi se zonja Miliq punon në komisione të shumta të KPK-së dhe se mund të kërkojë që të lirohet nga një pjesë e punës në ato komisione. Pas një diskutimi më të gjatë rreth normës së lëndëve edhe qëndrimi i Lumezit u zbut duke thënë se mund të diskutohet edhe ulja e normës së lëndëve. Në fund u mor vendim që kjo pikë të diskutohet edhe në mbledhjen e ardhshme të KPK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori