Me ikjen e festave, emigrantët të cilët zgjodhën që t’i kalonin ditët e fundit të vitit pranë familjarëve ne vendin e tyre, tashmë po largohen në vendet ku jetojnë e punojnë.
Një numër i lartë regjistrohet edhe në hyrje të pikave kufitare, për shkak të personave të shumtë të cilët kaluan festat e fundvitit pranë të afërmve të tyre jashtë vendit.
Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës vijon një fluks normal, ku gjatë 24 orëve të fundit janë larguar drejt Greqisë 5015 persona ndërsa edhe ritmi në hyrje vijon të jetë disi më i lartë krahasuar me periudha të zakonshme, me gati 3300 hyrje të regjistruara.
Të dy palët po punojnë kapacitet të plotë sportelesh, ndërsa koha e pritjes në radhë është rreth 40 minuta. Pritet që deri në fund të javës të dalin nga kjo pikë kufitare gati 30 mijë persona.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 2591 persona dhe kanë dalë 5192 të tjerë. Në Qafë Thanë, kanë hyrë 2634 dhe kanë dalë 2848 persona, raporton Top Channel.
Gjatë ditës së dytë dhe të tretë Vitit të Ri nga porti i Vlorës kanë dalë 952 pasagjerë, 163 makina të vogla dhe 21 kamionë dhe autobusë. Ndërkohë hyrjet nga Italia për në portin e Vlorës kanë qenë 446 pasagjerë, 61 mjete të vogla dhe 10 kamionë.
Ndërkohë pritet që ditën e sotme të nisen drejt Italisë dy tragete.
Po ashtu i udhëtarëve që shfrytëzojnë linjat e trageteve mes Durrësit dhe porteve italiane të Barit e Ankonës është shtuar ndjeshëm. Ndryshe nga dy javët e fundit të dhjetorit, fluksi këtë herë është në kahun e kundërt të lëvizjes.
Dy ditët e fundit janë larguar nga vendi përmes kësaj pike të kalimit kufitar 3 300 persona, shumica e të cilëve emigrantë dhe shtetas të huaj që u kaluan festat e fundvitit në Shqipëri e Kosovë. Pasi kanë festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, ata nxitojnë të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
Sipas të dhënave nga porti detar i Durrësit, numri i personave të regjistruar në dalje është më i lartë se ai në hyrje dhe gjatë tri ditëve në vazhdim do të dyfishohet numri i lundrimeve për të përballuar fluksin e atyre që largohen nga vendi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit