LAJMI I FUNDIT:

DnV: Të rishikohet vendimi i KQZ-së për dizajnin e fletëvotimeve

DnV: Të rishikohet vendimi i KQZ-së për dizajnin e fletëvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot diskutoi lidhur me dizajnin e fletëvotimeve, duke përfshirë edhe atë të propozuar nga shoqëria civile. Me propozim të Këshillit të Operacioneve Zgjedhore, anëtarët e KQZ-së nuk e miratuan dizajnin e ri, për përdorim në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Lidhur me këtë, Demokracia në Veprim ka thënë se votimi i anëtarëve të KQZ-së për anashkalimin e dizajneve të reja u arsyetua duke u thirrur në afatet e shkurtra, memorizimin e fletëvotimit aktual nga ana e votuesve, ndryshimet e mëdha në dizajnin e ri dhe hutinë që mund të shkaktohet tek votuesit.


“Dizajni i ri, me iniciativë të shoqërisë civile, ishte përpiluar nga një grup ekspertëve të fushës, si dhe ishte testuar me 1,200 qytetarë – duke rezultuar në përqindje më të vogël të fletëvotimeve të pavlefshme. I njëjti dizajn kishte edhe përkrahjen e Sekretariatit të KQZ-së. Gjithashtu, afatet e zgjedhjeve të rregullta janë optimale për një avancim të tillë të natyrës vizuele të fletëvotimit, përmes së cilit adresohen pjesët problematike të fletëvotimit, sidomos duke ditur se ende nuk është zhvilluar asnjë kampanjë për informim publik që përmban dizajnin e fletëvotimit. Kurse, përdorimi i të njëjtit fletëvotim që nga viti 2007, nuk ka bërë që ai të memorizohet nga votuesit, por përkundrazi, numri i fletëvotimeve të pavlefshme është rritur vazhdimisht. Ky vendim i KQZ-së nuk kontribuon në përmirësimin e procesit zgjedhor, si dhe anashkalon një rekomandim të përsëritur tash e sa procese zgjedhore si nga raportet e misioneve vendore të vëzhgimit të zgjedhjeve, ashtu edhe të atyre ndërkombëtare. Ky vendim rrezikon po ashtu të përsërisë situatën e zgjedhjeve lokale të vitit 2017, ku edhe si rezultat i dizajnit të fletëvotimeve, ishin regjistruar rreth 80 mijë fletëvotime të pavlefshme”, thuhet në njoftim.

Prandaj, Demokracia në Veprim ka kërkuar që ky vendim i KQZ-së të rishikohet dhe të ndryshohet.

“Avancimi i elementeve të procesit zgjedhor, sidomos atyre që kanë ndikim të drejtpërdrejtë tek votimi, që ulin gabimet dhe votat e pavlefshme, që lehtësojnë votimin për të gjitha kategoritë e votuesve, duhet të jenë prioritet për anëtarët e KQZ-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori