LAJMI I FUNDIT:

IKD: Kuvendi u injorua nga Qeveria

IKD: Kuvendi u injorua nga Qeveria

Kuvendi i Kosovës është injoruar nga Qeveria, kështu thotë raporti “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022” i cili u publikua në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me temë “Kuvendi i privilegjeve”.

Naim Jakaj nga IKD tha se sipas raporti viti 2022 karakterizoi Kuvendin e Kosovës me numër të madh të pikave të rendit të ditës nga seancat e mbetura nga viti 2021.


Seancat e rregullta të Kuvendit sipas këtij raporti janë karakterizuar me vazhdime të shumta të seancave që përbëjnë 53% të totalit të seancave të rregullta.

Po ashtu kontrolli parlamentar lidhur me punën e qeverisë dhe mbikëqyrjes se institucioneve te pavarura pothuajse ka qenë inekzistent.

Sa i përket llogaridhënies së qeverisë përballe Kuvendit, IKD ka gjetur se Kuvendi i injorua nga Qeveria derisa kryesuesi i seancës apo kryetari nuk mori ndonjë masë ndaj qeverisë.

Edhe kjo legjislaturë është karakterizuar nga gjuha jo parlamentare, polarizimi i skajshëm ndërmjet deputetëve dhe grupeve parlamentare, ndërkaq transparencë dhe llogaridhënia e Kuvendit mbeten sfidë.

Sipas raportit të IKD-së në aspektin legjislativ, puna e Kuvendit është përcjell me joefikasitet dhe në secilën seancë plenare projektligjet janë bartur nga një seancë në tjetrën për shkak të mungesës së kuorumit nga ana e shumicës parlamentare dhe mos pjesëmarrjes së opozitës në procesin e votimit.

Po ashtu, Kuvendi nuk e ka votuar asnjë projektligj të sponsorizuar nga ana e grupeve opozitare.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se ky raport identifikon cilat janë mangësi të kuvendit dhe të punës së kuvendit por edhe deputeteve.

Sipas tij, këto raporte ndihmojnë dhe pritet të hartojnë plane për të dal më mirë në vitin 2023.

Ai tha se Kuvendi në legjislaturën aktuale me vëllimin e punës as që krahasohet me legjislatura të kaluara, sepse ato të kaluarat kanë pas dukshëm më shumë probleme.

Konjufca tha se me ligjin për detyrime të deputeteve të zgjedhurit e popullit janë të obliguar të paraqiten në Kuvendin e Kosovës.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se nuk iu pëlqen kur e marrin një raport me titull ‘dobët’ derisa mendon se në ketë legjislaturë ka një stad të avancimit në krahasim me legjislaturat e tjera.

Sipas saj, deputetët e rinj përbëjnë 40% të legjislaturave dhe nevojitet aftësim i vazhdueshëm, ndërsa ngriti si shqetësim edhe mungesën e hapësirave për deputetët.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se pozita e deputetëve e politikanit në këtë vend është pozita më e urryer pasi gjithçka është implikuar në pagën dhe aspektin financiar.

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh për disa çështje, si gjuhën joparlamentare në Kuvend, mungesën e kuorumit, çështjen e votimit elektronik, etj. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori