Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan- Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, të martën ka mbajtur konferencë për media ku ka publikuar raportin “Drejtësia e vonuar në Kosovë”.
Hulumtuesi i IKD-së, Mirvet Thaqi ka thënë se gjetjet e këtij instituti tregojnë se Republika e Kosovës akoma nuk ka arritur të ndërtojë një sistem gjyqësor efikas, ku drejtësia administrohet brenda afateve të arsyeshme kohore.
Sipas raportit të IKD-së, arsyet kryesore që ndikojnë në tejzgjatjen e procedurave gjyqësore janë mbingarkesa me lëndë të pazgjidhura e sistemit gjyqësor, kthimi i shpeshtë i rasteve në rigjykim si dhe shtyrjet e seancave gjyqësore. Ndër të tjera, Thaqi tha se në qershor të vitit 2021 kanë mbetur të pazgjidhura 200,497 lëndë në të gjykatat e Republikës së Kosovës.
Gjetje tjetër e këtij raporti, sipas Thaqit, është mungesa e mjetit efektiv juridik kundër zvarritjes së procedurave gjyqësore, i cili do tu ofronte qytetarëve mbrojtjen efektive të së drejtës për gjykim në afat të arsyeshëm.
Lidhur me gjetjet e këtij raporti, gjykatësi i Gjykatës Supreme, Agim Maliqi deklaroi se vonesat në zgjidhjen e lëndëve janë problem i cili e shoqëron gjyqësorin tashmë e një kohë të gjatë, por se po ndërmerren hapa për të përmirësuar këtë gjendje.
“Jemi të përkushtuar t’i shkurtojmë këto procedura dhe vonesat të jenë më të vogla. KGJK ka një dinamikë të zhvillimit të ngjarjeve, po mundohet t’i adresojë disa çështje si strategjia për lëndët e vjetra, plani i punës ku fokus do të jenë edhe vonesat e trajtimit të rasteve, konkursi për gjyqtar të ri dhe bashkëpunëtor profesional që do të ndihmojë gjyqësorin në ngritjen e efikasitetit ne trajtimin pa vonesa të rasteve”, ka thënë Maliqi.
Edhe gjykatësi i Gjykatës së Apelit, Gani Avdiu ka konfirmuar se ka vonesa në trajtimin e lëndëve, e kjo sipas tij vjen si pasojë e numrit të pamjaftueshëm të gjykatësve, sidomos në lëmin civil në gjykatën e shkallës së dytë.
“Kisha apelu me u shtu numri i gjyqtarëve, me u shtu numri i stafit përkrahës të gjykatës. Në Gjykatën e Apelit ka numër më të madh të lëndëve civile, por nëse e krahasojmë me numrin e gjyqtarëve, rezulton se mesatarisht një gjykatës ka 509 lëndë në punë, andaj shkaqet e ngecjes së procedurave konsistojnë edhe për shkak të numrit jo adekuat të gjyqtarëve në lëmin civil”, tha gjykatësi Avdiu.
Ndërsa, drejtori i Departamentit për pranim dhe administrim të ankesave në Institucionin e Avokatit të Popullit, Isa Hasani deklaroi se ka një numër të madh të ankesave nga qytetarët për zvarritje të procedurave gjyqësore dhe numri më i madh i tyre u referohet gjykatave themelore, pastaj asaj të Apelit dhe Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.
“Sa i përket zvarritjes së procedurave gjyqësore, kemi marrë ankesa të shumta, në 2021 kemi pranuar 423 ankesa kundër gjykatave, nga të cilat 154 janë në gjykata themelore, 86 për Gjykatën e Apelit dhe 33 ankesa i referohen Dhomës së Posaçme në Gjykatën Supreme”, tha Hasani.
Përmes raportit “Drejtësia e vonuar në Kosovë”, IKD ka dhënë një sërë rekomandimesh, duke filluar nga përfshirja e kohëzgjatjes së procedurës në vlerësim të performancës së gjykatësve, që Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) të ndërmarrë masa për të siguruar gjykim në afat të arsyeshëm duke rekrutuar gjykatës dhe staf mbështetës të rinj, që KGjK të mbaj përgjegjës gjykatësit që nuk përmbushin normën orientuese për zgjidhje të lëndëve, që kryetarët e gjykatave të sigurojnë administrimin efikas të drejtësisë në gjykatat ku udhëheqin, pastaj që Gjykata e Apelit kur lejohet me ligj të vendosë në mënyrë meritore për lëndët, duke mos kthyer rastet shumë herë në rigjykim. etj, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City