LAJMI I FUNDIT:

IKD dënon sulmin fizik ndaj Parim Ollurit

IKD dënon sulmin fizik ndaj Parim Ollurit

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dënoi fuqishëm sulmin fizik ndaj gazetarit Parim Olluri, i cili ka ndodhur nga persona deri tash të panjohur, të mërkurën në orët e mbrëmjes në Prishtinë.

IKD kërkon nga organet e sigurisë dhe ndjekjes reagim urgjent për zbardhjen e sulmit ndaj gazetarit Olluri, i cili ishte i shoqëruar edhe me të fejuarën e tij.


Sulmi ndaj Ollurit është sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, të drejta dhe liri themelore të patjetërsueshme, të cilat garantohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

IKD konsideron se sulmi ndaj ushtruesit të detyrës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj dhe gazetarit Parim Olluri në të njëjtën ditë janë alarm për institucionet e sigurisë dhe ndjekjes që të zbardhin rastet dhe të sjellin para gjykatës kryesit e këtyre akteve kriminale.

“IKD edhe njëherë shpreh zhgënjim me organet e drejtësisë dhe sigurisë, të cilat kanë neglizhuar trajtimin me prioritet absolut të rasteve të sulmeve dhe vrasjeve ndaj gazetarëve, të cilat kanë ndikuar në krijimin e një klime  të pafavorshme për ushtrimin e profesionit të gazetarisë”, thuhet në reagim.

IKD inkurajon të gjithë gazetarët, pavarësisht ambientit jo të përshtatshëm për shkak të funksionimit të brishtë dhe të politizuar të sistemit të drejtësisë, të ushtrojnë profesionin e tyre me përgjegjësi dhe profesionalizëm për të realizuar misionin e shenjtë të informimit të publikut për të vërtetën.

“Në një vend demokratik, siç synon të jetë Republika e Kosovës, gazetarët nuk mund të ndalohen, kufizohen dhe censurohen apo që të informohen dhe të informojnë për të vërtetën. IKD rikujton se qytetarët e Republikës së Kosovës vazhdojnë të mbesin të izoluar dhe pa një perspektivë evropiane edhe falë këtij mentaliteti dhe këtyre sulmeve, duke tentuar të pengojmë dhe censurojnë gazetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të cilat sigurojnë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike, duke raportuar të vërtetën”, thuhet më tej në reagimin e IKD-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori