LAJMI I FUNDIT:

Igor Angelovski merr mbështetjen e FFM-së, do ta drejtojë Maqedoninë e Veriut edhe në Kampionatin Evropian

Igor Angelovski merr mbështetjen e FFM-së, do ta drejtojë Maqedoninë e Veriut edhe në Kampionatin Evropian

Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka konfirmuar marrëveshjen e re me seleksionuesin e përfaqësueses A, Igor Angelovskin.

Drejtuesit e FFM-së dhe seleksionuesi Igor Angellovski kanë gjetur akordin rreth qëndrimeve për kontratën e re, kështu që udhëheqësi i deritashëm do të jetë në pozitën e seleksionuesit të përfaqësueses së vendit edhe në Kampionatin Europian EURO 2020 që do të zhvillohet në qershor të këtij viti.


“Ashtu si që kemi premtuar para opinionit për zgjedhjen tonë të parë për seleksionues, sot konfirmojmë se kemi vazhduar rrugën drejt suksesit. Me Igorin shumë lehtë jemi marrë vesh për gjitha detajet rreth vazhdimit të bashkëpunimit, pasi edhe te ai, ashtu si te ne mbizotëronte disponim pozitiv që suksesin që kemi bërë ta vazhdojmë bashkërisht. Ne jemi profesionistë dhe e dimë se rezultatet e mira japin mundësi më të madhe për të ruajtur çdo pozicion. Jemi krenar për gjithçka që kemi bërë si reprezentacion dhe federata do të vazhdojë të krijojë kushtet më të mira për punë, ashtu si kemi bërë deri tani”.

“Seleksionuesi me stafin e tij teknik në atmosferë të shkëlqyeshme tash do të përgatiten për kualifikimet për Kampionatin Botëror dhe Kampionatin Europian. Gjithë ne dëshirojmë të na drejtojnë në suksese të reja. Besoj se Maqedonia do të tregojë fytyrën e vërtetë dhe apeloj të gjithë qytetarët e vendit dhe gjithë tifozët të jemi të bashkuar dhe të tregojmë unitet”.

“Kualifikimi në Kampionatin Europian është ëndërr për çdo fëmijë, ndërsa futbollistët tashmë kanë motiv të jashtëzakonshëm për fitore të reja. Tani duhet të ndihmojmë të gjithë, në secilën mënyrë, ndërsa pastaj do të flasim për kualifikimin tonë në EURO 2020 dhe për atë se sa kjo vlen për të ardhmen e futbollit në vendin tonë”, deklaroi presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

“Falënderim deri te presidenti i Federatës dhe Këshilli Drejtues për besimin. Nuk dyshoj se përfaqësuesja, ashtu si deri tani, do të ketë kushtet më të mira për punë”.

“Do të ofroj gjithë potencialin tim për t’u rikthyer me ndeshje të mira dhe që ta vazhdojmë serinë e rezultateve të suksesshme. Ashtu siç kam premtuar edhe para opinionit, e gjithë ajo që më ishte ofruar në formë të marrëveshje e kam pranuar, ndërsa interesin nacional e kam vendosur para atij personal. Falënderime deri tek kapiteni, futbollistët e përfaqësueses dhe opinionit për përkrahjen”.

“Besoj se të gjithë së bashku do t’u gëzohemi fitoreve të mëdha, ndërsa këtë herë do të festojmë të gjithë së bashku rrugëve të qytetit tonë dhe shtetit tonë”, deklaroi seleksionuesi i Përfaqësueses A të Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori