LAJMI I FUNDIT:

Igli Tare nuk heq dorë nga Marash Kumbulla, projekton shkëmbimi me një futbollist shqiptar plus para

Igli Tare nuk heq dorë nga Marash Kumbulla, projekton shkëmbimi me një futbollist shqiptar plus para

Ylli shqiptar i Hellas Verona, Marash Kumbulla është njëri nga emrat më të kërkuar këtë verë dhe Lazio nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij nga Serie A.

Emri i qendërmbrojtësit të ri shqiptar ka qenë i lidhur me klube të mëdha si Juventusi, Interi, Napoli, Manchester Unitedi dhe Chelsea.

Por, klubi tjetër italian, Lazio, dhe drejtori i tyre sportiv, shqiptari Igli Tare nuk duan të lejojnë transferimin e Kumbullës diku tjetër, por vetëm në Olimpico.

Interesohen skuadra të mëdha për të, Verona e ngrit çmimin e Kumbullës
Lexo po ashtu Interesohen skuadra të mëdha për të, Verona e ngrit çmimin e Kumbullës

Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, ky cilësohet si një mision i pamundur për shkak të kostos dhe konkurrencës së fortë, por tregu ofron çudira dhe surpriza.

Tare e di se sa kushton 20-vjeçari Kumbulla, por thuhet se ai është i gatshëm për të marrë rreziqe për të pasi dëshiron atë në Lazio si kampionë.

Presidenti i Veronës, Setti kërkon 35 milionë euro, por thuhet se është i gatshëm të pranojë edhe ndonjë lojtar të përfshirë dhe pjesa tjetër para të gatshme.

Drejtori sportiv i Lazios, Tare është i gatshëm të bëjë një shkëmbim shqiptarësh pasi ka dy emra në listë për t’i ofruar si kompensime teknike.

Durmishi dhe Berisha së bashku me portierin Thomas Strakosha (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

I pari është mbrojtësi i krahut të majtë, Riza Durmishi, i kthyer nga huazimi te Nice, ndërsa i dyti është ylli i Kosovës, Valon Berisha, i cili në verë kthehet nga përvoja në Fortuna Dusseldorf.

Secili nga dy lojtarët shqiptarë thuhet se vlerësohet shtatë milionë euro, ndërsa pjesa tjetër prej 28 milionë eurosh duhet të paguhet me para të gatshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori