Ekipi nga paralagjja e Prishtinës ka kushtet më të mira në futbollin kosovar për futbollistë dhe kjo ka bërë që kryesia e saj të lavdërohet nga të gjithë.

Ndërkohë, në një emision në Radio Urban FM, trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi ka zbuluar një plan të tijin që skuadra që e drejton të bëhet me televizion si ekipet e mëdha evropiane, transmeton gazeta Olle.


“Besoj se do të jemi klubi i parë në historinë e futbollit kosovar që do të bëhemi me kanal televiziv. Aty do të mund t’i shihni lojtarët tanë duke u stërvitur, duke u përgatitur për lojë dhe shumë gjëra tjera interesante”.

“Nëse kryesia ma plotëson këtë dëshirë, siç m’i ka plotësuar gjithmonë, kanali do të quhej FC Hajvalia Channel”, është shprehur Munishi. /Telegrafi/

telegrafi sport app