LAJMI I FUNDIT:

ICK dhe UN Women ndihmojnë 150 gra me aftësi të kufizuara për orientim në karrierë

ICK dhe UN Women ndihmojnë 150 gra me aftësi të kufizuara për orientim në karrierë

150 gra dhe vajza me aftësi të kufizuara nga regjionet e Prishtinës, Gjilanit dhe Gjakovës do të pajisen me laptop dhe të njëjtave do t’ju ofrohen trajnime online për orientim në karrierë dhe gjuhë angleze.

Marrëveshja e nënshkruar nga drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Inovacion (ICK), Uranik Begu dhe udhëheqësja e Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Tuzi – Nushi, parasheh ofrimin e mundësive për aftësim online të grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara, gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.


Gjatë muajit mars 2021, në bashkëpunim me zyrën e Handikos, 150 pajisje (laptop dhe PC) do të dorëzohen individualisht tek secila përfituese, ndërsa një grup prej 25 vullnetarësh do të asistojë gratë dhe vajzat gjatë gjithë procesit të trajnimeve online.

Përveç trajnimeve online, grave dhe vajzave përfituese të projektit, do tu ofrohet mundësi e promovimit të ideve të biznesit, tregimeve të suksesit dhe debate televizive në lidhje me gjendjen dhe ndërlidhjen me tregun e punës të personave me aftësi të kufizuara. /Telegrafi/