LAJMI I FUNDIT:

Icardi: Unë te Reali? Vetëm thashetheme! – E dua Interin dhe dua të fitojë me këtë fanellë

Icardi: Unë te Reali? Vetëm thashetheme! – E dua Interin dhe dua të fitojë me këtë fanellë
MILAN, ITALY - OCTOBER 15: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale Milano (C) celebrates his third goal with his team-mates during the Serie A match between FC Internazionale and AC Milan at Stadio Giuseppe Meazza on October 15, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi këmbëngul që të flasë për atë se është duke u përgatitur për teste mjekësore te Real Madridin është e pakuptimtë.

Një medium spanjoll zbuloi më parë gjatë javës se Icardi kishte rënë dakord me Madridin dhe do të bënte testet mjekësore në fund të dhjetorit, por kapiteni i Interit përsëriti se është në ‘dashuri’ me Nerazzurët dhe fjalët rreth Madridit janë të pakuptimta.


Icardi në fund të muajit "teste mjekësore te Reali" - spekulimet në Spanjë injorohen në Itali!?
Lexo po ashtu Icardi në fund të muajit "teste mjekësore te Reali" - spekulimet në Spanjë injorohen në Itali!?

“Vizita mjekësore me Realin? Nonsens [e pakuptimtë]”, tha ai Gazzetta dello Sport.

“Nuk është koha për të thënë gjëra të caktuara, plus unë nuk jam ai që i menaxhon këto gjëra, por nuk kam shkuar akoma atje!”

Tifozët e Real Madridit të gjithë njëzëri, e duam Mauro Icardin
Lexo po ashtu Tifozët e Real Madridit të gjithë njëzëri, e duam Mauro Icardin

“Për të qenë i qartë për këtë, jam mirë në Milano, të gjithë e dinë atë. Unë e dua qytetin, po luaj duke shënuar shumë gola dhe jam kapiten i një klubi të mrekullueshëm: ata janë të rëndësishme për mua”.

Icardi është në orbitën e shumë skuadrave të mëdha, jo vetëm Realit (Getty Images)

“Pyetjet në lidhje me tregun e transferimit duhet të jenë për të tjerët. Unë jam i interesuar vetëm për atë që ndodh në fushë”.

“Unë vetëm duhet të mendoj për të bërë punën time, të shënoj dhe të ndihmojë ekipin. Wanda është ajo që flet për klubin”.

Kapiteni i Interit është golashënuesi kryesor në Serie A (Getty Images)

“Interi vendosi klauzolën time, nuk e di nëse është e ulët apo e lartë, por qëllimet e mia, e përsëris, janë të qarta: unë dua të fitoj diçka me këtë fanellë”.

“Icardi dëshiron të qëndrojë përgjithmonë te Interi, ëndërron tripletën”
Lexo po ashtu “Icardi dëshiron të qëndrojë përgjithmonë te Interi, ëndërron tripletën”

“Në të ardhmen, kur vjen koha për oferta apo çfarëdo tjetër, [klubet] të gjitha do të duhet të shkojnë dhe të bisedojnë me Interin, me Piero [Ausilion] dhe Presidentin, dhe ne do ta shohim pastaj”.

“Ausilio thotë se do të ketë shumë rinovime? Kemi pasur tashmë shumë dhe më shumë do të kemi! Piero pëlqen të merret me Wandan. Është një dashuri-urrejtje mes tyre”, përfundoi kapiteni i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Premier League
Kalo në kategori