LAJMI I FUNDIT:

Icardi thumbon Interin: PSG, një hap i madh në karrierën time

Icardi thumbon Interin: PSG, një hap i madh në karrierën time
Mauro Icardi (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Ish-sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka pohuar se transferimi i tij në Paris Saint-Germain ishte një hap i madh në karrierën e tij.

Argjentinasi u largua nga Interi në huazim përpara sezonit 2019-20, por PSG e nënshkroi atë përgjithmonë pasi 27-vjeçari kontribuoi me 20 gola në 31 ndeshje.


Ai ngriti titullin e Ligue 1 në sezonin e tij të parë në klub dhe shënoi pesë herë në gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve për t’i ndihmuar ata të përparojnë në çerekfinale.

Zyrtare: Icardi kompleton përfundimisht transferimin te PSG
Lexo po ashtu Zyrtare: Icardi kompleton përfundimisht transferimin te PSG

Kalimi i tij me titull definitiv te PSG e ka bërë të lumtur edhe yllin argjentinas, i cili beson se ka bërë një hap të madh në karrierë.

“Ishte e rëndësishme për mua të bëja një hap të madh në karrierën time. Jam 27 vjeç, kam kaluar shumë kohë në Itali”, ka thënë fillimisht Icardi në faqen zyrtare të klubit.

“Doja të arrija në një klub si PSG për të fituar tituj dhe për të luajtur në nivelin më të lartë”.

Klauzola anti-Juventus dhe katër gjërat që karakterizojnë transferimin e Icardit te Paris Saint-Germain
Lexo po ashtu Klauzola anti-Juventus dhe katër gjërat që karakterizojnë transferimin e Icardit te Paris Saint-Germain

“Kjo është ajo që më bëri të dëshiroj të ndryshoj dhe të përparoj në karrierën time”, përfundoi sulmuesi argjentinas.

Icardi kaloi gjashtë vjet në Inter dhe dy tjera me Sampdoria, duke lënë Serie A pasi kishte shënuar 121 gola në 219 ndeshje në këtë garë. /Telegrafi/