LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic ‘shpërthen’ ndaj aventurës së parë të Ronaldos te Manchester United

Ibrahimovic ‘shpërthen’ ndaj aventurës së parë të Ronaldos te Manchester United

Ndërsa shumica e botës së futbollit është e lumtur të shohë Cristiano Ronaldon përsëri në Old Trafford, duket se një njeri, superylli që është Zlatan Ibrahimović, nuk është aq entuziastë.

Është zbuluar se 39-vjeçari, i cili aktualisht luan për Milanin, ishte kritik për paraqitjet e mëparshme të portugezit në Manchester United, ku ai pretendon se ky i fundit kishte shkëlqyer falë bashkëlojtarit të skuadrës, Wayne Rooney.


“Kur ai luante me Cristiano Ronaldon, e gjithë puna ishte bërë nga Rooney”, kishte thënë Ibrahimovic për BBC në vitin 2015. “Por, ai nuk i mori meritat sepse Ronaldo po shënonte të gjithë golat”.

Image Credit- PA Images

“Këta lojtarë të mëdhenj, ata kanë momentet e tyre gjatë një deri në tre vjet. Por, për të vazhduar mbi pesë vjet, për dhjetë vjet siç ka bërë Wayne Rooney nuk është e lehtë. Është presion çdo ditë të luash për një ekip të madh”.

Thumbimi i Zlatanit ndaj Ronaldos mund të shihet si shumë i padrejtë. Para se portugezi të largohej nga United në vitin 2009, ai fitoi tre tituj radhazi në Ligën Premier, një Ligë të Kampionëve, një FA Cup dhe dy Kupa të Ligës. Ai gjithashtu fitoi disa çmime individuale, përfshirë Topin e Artë dhe Lojtarin e Vitit në 2008.

Lëvdatat e Zlatanit për ish-bashkë-yllin e Ronaldos në United, Wayne Rooney shpjegon shumë për kiminë e të dyve ndërsa ishin në United së bashku në sezonin 2016/2017.

Image Credit- PA Images

Së bashku, dyshja ndihmoi klubin të fitojë finalen e Kupës së Ligës dhe Ligën e Evropës, dy trofetë e fundit që Manchester United kishte në duart e tyre.

“Ai vrapon shumë, lufton shumë, sakrifikon shumë”, vazhdoi Ibrahimovic. “Unë do të preferoja ta kisha atë në ekipin tim sesa të luante kundër meje”.

Image Credit- PA Images

“Nuk kam pasur fatin të luaj shumë me të, por më pëlqen ta shoh në fushë – nëse nuk mund të luaj me të, do ta shikoj”.

Ronaldo pritet të bëjë kthimin e tij të shumëpritur për Djajtë e Kuq këtë fundjavë kur ata të presin Neëcastle United të shtunën pasdite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori