LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic pranon kontratën e re: Nuk jam këtu për të qenë një maskotë, por për ta rikthyer Milanin aty ku duhet të jetë

Ibrahimovic pranon kontratën e re: Nuk jam këtu për të qenë një maskotë, por për ta rikthyer Milanin aty ku duhet të jetë
Zatan Ibrahimovic (Foto: AC Milan/Facebook)

Zlatan Ibrahimovic zbarkoi në Aeroportin Linate mbrëmjen e së shtunës, kështu që ai mund të nënshkruajë kontratën e re për të qëndruar te Milani.

38-vjeçari ka rënë dakord për një marrëveshje njëvjeçare me vlerë shtatë milionë euro pasi arriti në janar si një lojtar i lirë nga LA Galaxy.


Megjithatë, ylli suedez edhe përkunder një gjysmë-sezoni brilant me Rossonerët, ai nuk ishte shumë i bindur të vazhdonte, ndërsa vetëm tani ka pranuar ofertën.

Ibrahimovic ‘konfirmon’ rinovimin e kontratës me Milanin me një postim në rrjetet sociale
Lexo po ashtu Ibrahimovic ‘konfirmon’ rinovimin e kontratës me Milanin me një postim në rrjetet sociale

“Doja të kthehesha në shtëpi. Tani ne mund të fillojmë të punojmë për të sjellë rezultate edhe më të mira”, ka thënë Ibrahimovic për faqen zyrtare të Milanit në Facebook.

“Siç kam thënë gjithmonë, unë nuk jam këtu për të qenë një maskotë, por për të sjellë rezultate, për ta rikthyer Milanin atje ku duhet të jetë. Kishim gjashtë muaj të shkëlqyeshëm, por ende nuk kemi fituar asgjë”.

“Tani kemi shansin të punojmë që në fillim dhe të bëjmë sakrifica për të arritur objektivat tona. Ndihem në gjendje të mirë. Shpresoj të shoh së shpejti tifozët në stadium, pasi ekipi ka nevojë për mbështetësit e tij dhe ne duam t’i bëjmë ata të kërcejnë. Forza Milan, gjithmonë”, përfundoi suedezi.

Ai nuk mori pjesë në trajnimet para-sezonale që nga fillimi, pasi ai po kërkonte një kontratë më të mirë, ndërsa tani para se të bashkohet me bashkëlojtarët e tij, Zlatan së pari duhet t’i nënshtrohet një testi për COVID-19 dhe të izolohet në shtëpi deri në përfundimin e rezultateve.

Suedezi shënoi 10 gola në 18 ndeshje të Serie A për kuqezinjtë sezonin e kaluar, ndërsa kjo ishte magjia e tij e dytë në San Siro me Milanin pas 2010-12, kështu që Ibra ka luajtur 105 ndeshje për klubin, duke shënuar 67 gola dhe duke siguruar 29 asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori