Zlatan Ibrahimovic e ka krahasuar Statujën e Lirisë me atë të vetën që është zbuluar në Malomo. 

Sulmuesi 38 vjeçar është bërë me statujë në qytetin e tij të lindjes Malmo, duke ia dedikuar karrierës së tij.

“Kur shkon në New York, e keni Statujën e Lirisë. Kur ju vini në Suedi, e keni Statujën e Zlatanit”.

Sipas Swedish Football Association,  statuja e Zlatan është e lartë në bronz, e gjatë 2.7 mera dhe peshon 500 kg.

Ai ka thënë se kjo vlen shumë për të në një intervsitë Expressen.

Ibrahimovic është top shënues te LA Galaxy duke zhvilluar 29 ndeshje dhe duke shënuar 30 gola në MLS.

Ai më parë ka bërë karrierë në Ajax, Juventus, Inter, Paris Saint-Germain, Barcelonë, Milan dhe Manchester United. /Telegrafi/