LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi: Komunat janë gati për hapjen e shkollave më 1 shtator

Ibrahimi: Komunat janë gati për hapjen e shkollave më 1 shtator

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se drejtorët komunalë të arsimit dhe të gjitha komunat janë shprehur të gatshme që të fillojë viti i ri shkollor më 1 shtator të këtij viti.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka theksuar se është hartuar një master plan me tre modalitete dhe se komunat së shpejti do ta kenë vendimin final se me cilin skenar do të zhvillohet mësimi.


“Gjatë muajit korrik dhe këtij muaji kemi pasur takime të rregullta me ministrin e Arsimit, Ramë Likajn dhe Kryeministrin Avdullah Hotin dhe kemi punuar së bashku me të gjithë drejtorët komunalë të arsimit dhe të gjitha komunat janë shprehur të gatshme që të fillojë viti i ri shkollor në shtator me një pjesë e klasave”.

“Është hartuar master plani me tre modalitete: Modaliteti i parë është që të gjithë të kthehen nëpër shkolla dhe kjo është dëshirë e të gjithëve. Sa do të jetë kjo e realizueshme varet nga vendimi i komunave”.

“Kryetarët e komunave e kanë vullnetit që viti i ri shkollor të fillojë me modalitetin A. Mirëpo, është e pamundur që të kthehen të gjithë nxënësit me 1 shtator. Komunat do ta kenë vendimin final se në cilin skenar do të zhvillohet mësimi”.

Ibrahimi ka theksuar se nëse numri i nxënësve është jashtëzakonisht i madh [30-40], ata do të ndahen në grupe.

“Këta skenarë do të diskutohen edhe një herë dhe do të merret vendimi së bashku me ministrin Likaj dhe Kryeministrin Hoti të hënën dhe aty do të bëhet gjithçka e qartë”.

Ai ka shtuar se mësimi në distancë do të zhvillohet në ato shkolla ku ka numër më të madh të të infektuarve.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori